Flash News

KRYESORE

Votuan pro ‘anti-shpifjes’, kryetarja e Komisionit të Medias ‘thumbon’ deputetët krah PS: Individë të veçantë që...

Miratimi i paketës ‘anti-shpifje’ dje në Kuvend me 82 vota ka ngjallur reagime të shumta, edhe për faktin se pesë deputetë të ‘opozitës së re’ bashkuan votat me mazhorancën, duke votuar pro.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

E pyetur nga politiko.al, kryetarja e Komisionit Parlamentar të Medias, Fatjona Dhimitri i cilëson këta deputetë si individë të veçantë që ulen në karriget e opozitës dhe votojnë krah mazhorancës.

“Nuk mbaj përgjegjësi për individë të veçantë që ulen në karriget e opozitës dhe votojnë së bashku me mazhorancën ligjet”, shprehet Dhimitri.

Duke u ndalur te miratimi i paketës ‘anti-shpifje, Dhimitri apelon gazetarët dhe përfaqësuesit e medias që të vijojnë protestat e tyre në mbrojtje të lirisë së fjalës si themeli i demokracisë.

“Dua të përshëndes dhe mbështes protestën e gazetarëve, sa i takon kauzës së tyre për mbrojtjen e lirisë së fjalës dhe mediave. Ju bëj thirrje, të mos ndalen dhe të vijojnë protestat deri në përmbysjen e kryeministrit të dështuar dhe qeverisjes së tij.

Sepse duke mbrojtur fjalën e lirë, shqiptarët i shpëtojnë sundimit, do shpëtojnë nga tirania, drejtësia nga poshtërsia, e vërteta nga demagogjia.

Ftoj gjithë shqiptarët pa dallim, të protestojmë së bashku. Të paktën protesta dhe e drejta për ta ushtruar atë nuk është monopol i askujt, por e drejtë universale e njeriut që lufton për liri”, shprehet kryetarja e Komisionit të Medias, e cila ka shprehur vazhdimisht qëndrimin kundër këtij ligji.

Të fundit