Flash News

KRYESORE

Vranë babain në sy të djalit 5-vjeçar, Basha i shqetësuar apel nga Kamza: Kemi politikanë në shërbim të krimit

Vranë babain në sy të djalit 5-vjeçar, Basha i

Mbrëmjen e djeshme u qëllua për vdekje 52 vjeçari Agim Buçi në dyqanin e tij, ndërsa bashkëshortja Merita u plagos në këmbë dhe i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. E gjithë ngjarja ndodhi në sy të djalit 5 vjeçar. Ditën e sotme kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim në familjen Buçi ku i shpreh ngushëllimet e thella.

“Akt i paprecedentë vrasja e kryefamiljarit Agim Buçi ne prani të bashkëshortes dhe djalit të tyre të mitur. Ngushëllova familjen e të ndjerit, njeriut që mbante ekonomikisht familjen me biznesin e tij të vogël. Kjo ngjarje e tmerrshme reflekton thellë situatën e pasigurtë me të cilën përballen sot shqiptarët. Bëj thirrje për gjetjen e autorëve të këtij krimi, i cili i mori jetën kryefamiljarit, plagosi bashkëshorten e gjitha në sy të fëmijës së tyre te mitur”, shprehet Basha.

Më tej kryedemokrati, me zë të dridhur i uron shërim të shpejtë bashkëshortes së të ndjerit, zonjës Merita e cila i është nënshtruar operacionit.

“Shpresojmë që Merita, pas operimit të dalë nga kjo gjendje dhe shëndeti i saj të sigurohet dhe të jetë një lajm i mirë në këtë ditë traume”, tha Basha ndërsa  shpreh shqetësimin që në pak ditë kanë ndodhur 2 vrasje nga sulmet dhe se ka politikanë në shërbim të krimit.

“Për fat të keq grabitjet janë shoqëruar dhe me vrasje. Për fat të keq kjo është dëshmi e dështimit të shtetit e të rendit publik dhe një apel i fortë për të lënë paradat dhe fjalimet boshe e proceset fasadë. Kemi ministra në shërbim të kriminelëve. PD do të jetë në krah të familjes Buçi. Përqasja jonë do të jetë tolerancë zero ndaj krimi. Pastrimi i politikës nga krimi, i ministrave dhe policëve të thjeshtë”, u shpreh më tej Basha.

Të fundit