Flash News

KRYESORE

Vranë policin malazez, arrestohen dy vëllezërit dhe nëna e tyre nga Shqipëria

Vranë policin malazez, arrestohen dy vëllezërit dhe nëna e

Policia e Malit të Zi arrestoi dy vëllezër dhe nënën e tyre pasi akuzohen se kanë vrarë me armë zjarri një polic malazez. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në Igalo, në afërsi të qytetit Herceg Novi.

Viktima Millutin Lekoviç ishte pjesë e policisë kufitare në vendin fqinj dhe ai u qëllua me plumb në kokë, ndërsa po ngiste makinën drejt komisariatit të Herceg Novit, ku po shoqëronte të tre shqiptarët.

Këta të fundit kanë ngjallur dyshime, pasi kur iu kërkuan dokumentet i thanë policit se ishin nga Kosova, por nuk i kishin me vete ato.

Sipas policisë malazeze autori i krimit është Luan Hasanaj 43 vjeç, e bashkë me të ka qenë edhe i vëllai Lulëzim Hasanaj 49 vjeç dhe nëna e tyre, Nure Hasanaj 67 vjeçe. Të tre janë banues në Malësinë e Madhe.

Pas vrasjes ata kanë tentuar që të arratisen e janë drejtuar për në kufirin kroat, por policia ka arritur t’i gjurmojë dhe pas tre orësh i vuri në pranga.

Mes palëve ka pasur shkëmbim zjarri, ku autori i dyshuar Luan Hasanaj u plagos në dorë, e të tre u dorëzuan. Ata akuzohen për vrasje të kryer në bashkëpunim.

Të fundit