Flash News

KRYESORE

Vrasës dhe pengmarrës, pas Vlorës Policia e Shtetit nxjerr listën e 17 fierakëve më të rrezikshëm në kërkim

Pas Vlorës, Policia e Shtetit ka publikuar emrat dhe për disa prej tyre edhe fotot e 17 personave më të rrezikshëm në qarkun e Fierit, të shpallur në kërkim prej kohësh.

Ata janë të dënuar nga 25 vjet deri në burgim të përjetshëm, pasi akuzohen për vepra të rënda penale si vrasje dhe rrëmbim personi.

Mes tyre renditen emra të njohur për drejtësinë si Sokol Hoxha, Ilir Taraj, Mane Driza, Mirjan Braka etj.

“Ja 17 personat në kërkim me rrezikshmëri shumë të lartë, në qarkun Fier, të dënuar me burgim të përjetshëm, dhe me 25 vjet burg. Policia e Shtetit fton cilindo që ka dijeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike”, shkruan Policia e Shtetit e saj në rrjetet sociale.

Të fundit