Flash News

KRYESORE

“Vrasës të tjerë janë gati të godasin”, flasin gazetarët, sociologët dhe aktivistët: Problemi qëndron tek edukimi dhe puna e dobët e institucioneve

“Vrasës të tjerë janë gati të godasin”,

Gazetarë, sociologë dhe aktivistë të shoqërisë civile kanë reaguar për ngjarjen e rëndë në fshatin Resulaj të Vlorës ku mbetën të shtetasi Ridvan Zykaj vrau me gjakftohtësi 8 pjestarë të fisit të tij.

Ata fajësojnë punën e dobët të institucioneve riedukuese, të cilat janë përgjegjëse për mbarëvajtjen dhe monitorimin e personave me probleme mendore.

“Problemi qendron tek edukimi, shkollimi dhe si shkolla orienton filizat. A e dini se ne nje klase te Shkolles se Mesme te Gjuheve te Huaja ne Tirane, gjysma e klases e njihte Skenderbeun si shpalles te pavaresise dhe Ismail Qemalin si çliruesin e Tiranes ne Luften e Dyte Boterore?!  Dhe pastaj habiteni pse keta tipa behen vrases”, mendon gazetari Dritan Hila.

Dritan Hila (gazetar):

Nuk doja te shkruaja per masakren e Resulajt pasi psikopate te tille gjen ne çdo vend te botes.

As teoria se paska shume psikopate qe shetisin lirshem nuk qendron por eshte thjesht opinion i atyre qe kane nga nje opinion per gjithçka. Italianet kane nje shprehje te bukur per keta tipa: Le opinioni sono come il buco del culo, ogniuno ne ha una.

Problemi qendron tek edukimi, shkollimi dhe si shkolla orienton filizat. A e dini se ne nje klase te Shkolles se Mesme te Gjuheve te Huaja ne Tirane, gjysma e klases e njihte Skenderbeun si shpalles te pavaresise dhe Ismail Qemalin si çliruesin e Tiranes ne Luften e Dyte Boterore?!  Dhe pastaj habiteni pse keta tipa behen vrases.

Klodian Tomori (gazetar):

Britania ka ministri te posacme per shendetin mendor. Ne kemi ndertuar nje shtet, i cili ne vend qe te ofroje mjekim per te semuret mendore, nxjerr policine tu beje thirrje familjareve per t’i kontrolluar.

Ne gjithe kete histori i vetmi i semure mendor ne kete vend eshte shteti qe i kemi bere dhurate vetes, ndersa shume familje perballen me dhimbje pafund te braktisur totalisht dhe te derrmuar nga korrupsioni i zagareve qe emerohen neper komisionet e aftesise.

Ergys Mërtiri (sociolog):

Sipas lajmeve vrasesi rezulton te jete i njohur per policinë. Ne CV-ne e tij rezultojne vjedhje, konflikte te meparshme, ndersa njihej ne zone si njeri konfliktual dhe me probleme. Te gjithe e dinin madje edhe se mbante arme. Te aferm te tij deshmuan para kamerave se kur degjuan te shtenat nuk u alarmuan sepse e bente kete here pas here, duke luajtur me armen. E gjithe kjo tregon se cfare policie kemi.

Ajo e le rehat nje vrases potencial te mbaje arme ne shtepi dhe nuk ushtron kontrolle per ta ndaluar per armembajtje pa leje, megjithese kemi nje rast me precedente.  Ironia me e bukur eshte nga vete vrasesi qe u tall me policet kur e arrestuan: "Jeni shume vone!".

Fatmir Xhafa u filmua dje personalisht ne vendngjarje, naten, duke u shfaqur i shqetesuar.

- Jeni shume vone z. Minister, duhet ta kishit bere shume me pare detyren, duke parandaluar ngjarjen!

Sevim Arbana (aktiviste):

Vrasesi I Selenices, nuk eshte i semure mendor, por nje produkt i kesaj shoqerie e vendi te cmendur.

Po te ‘germosh’ thelle ne historine e krimit makaber, do te shohim serish konfliktet per pronen. E nese flasim per pronen, na del serish ai ‘lugati’-shteti-drejtesia-ligji-ligjet famekeqe qe nisen me te carturin Berisha ne 1991, ligji famekeq 7501 dhe u bekua nga gjithe pasardhesit e tjere, madje socialiste.

Sot cmenduria ka arritur deri aty, sa goditen e vriten dhe engjejt. Sara dhe Ledjoni, jane engjejt qe kurre s’do na falin kete cartje dhe krim qe vazhdojme ta mbajme si shoqeri, shtet, individ.

Nuk do jete i fundit ky vrases makaber! Vrases te tjere jane gani te godasin te pafajshmit, pasi shteti, ligjet dhe gjithcka qe ve fre, jane inekzistente.

Erion Kristo (aktivist):

Per tua kujtuar te gjitheve librin qe kam shkruar: Libri i vdekjes 2009. Aty trajtohen te gjithe keto dukuri qe cenojne jeten tone. Ja dhe nje poezi.

Mengjese me vdekje!

Vetem vdekje, sjell mengjesi

Kush me plumb e kush me thike

Eshte e thene dikush te vdesi

Si gazelat ne Afrike!

Opo ç'eshte ky vend me kafshe

Qe çdo dite ha nje njeri

Po ku je o Zot, me qafsh'

Po ku je o perendi?!

Me ze frika dhe paniku

Sa nga dera dal dhe shkoj

Se nga pas me ndjek i ligu

Nje i lig qe s'e dalloj!

Armatosur gjer ne dhembe

Sikur do te beje hatane

Permbi varre kendon kenge

Qyqja bashke me Satanane!

Vdekshi me buke ne goje

Vrasesit e vendit tim

Se per ju s'kemi nevoje

Per ju s'mund te kete denim

Merrni jete si pa te keq

Mbyllni dyer dhe shtepi

Po ku je O zot, pse hesht

Po ku je o perendi?!

Kafsheria ne çdo ane

Nuk ka fre e nuk pushon

Po na grijne po na hane

Sa dhe gjaku me s'pikon

Çfare mizerje,çfare kanceri

Ka pllakosur vendin tim

Na ka zene te gjithve tmerri

Fleme e zgjohemi me krim

Rrejepacaket qelbaniket

Jane çmendur qe ne bark

Merri Zot, zvarraniket

Edhe jepu nje dajak!

Merri,mblidhi ne nje grope

Edhe mbuloji me dhè

Keto plehra permbi toke

Qe nuk kane bese e fe!

Me erdhi shpirti ne fund

Nuk duroj se jam njeri

Ç'eshte keshtu, thike, plumb

Sikur jemi bageti?!

Ku jane ligjet,kane vdekur

Qe nuk preket qen i zi?

Toka prej vitesh ka tretur

Burra, gra, pleq e femi'!

Dhe na shtohen gkakesoret

Ne cdo lagje, çdo qytet

Per nje fjale ata te gjoret

Merr koburen dhe i vret!

Si s'i plas ashtu ne duar

E ta lere qorr pa sy

Ta kuptoje ky i mallkuar

Çdo te thote te jesh njeri!

Kam nje duf e nje inat

Si t'ia bej? Nuk e di

Sikur te kisha nje shpate

E t'i prisja nji nga nji!

Hapen varre ne çdo dite

Kot me kot, e nuk ka ligj

Se ketu te pijne nga syte

Qelbesira dhe te liq!!

Shkruar nga Romeo Gegushi

Të fundit