Flash News

KRYESORE

Vrasësi i dyshuar i komisarit Artan Cuku: Kush më ka njohur nuk do të më harrojë kurrë

Vrasësi i  dyshuar i komisarit Artan Cuku: Kush më ka njohur nuk do

“Kush më ka njohur nuk do të më harrojë kurrë… Kush më ka harruar në të vërtetë nuk më ka njohur kurrë” kështu shkruan në një prej postimeve Mikel Shallari, 24-vjeçari i dyshuar për vrasjen e komisarit Artan Cuku.

Shallari vihet re se ka patur një jetë aktive në rretet sociale nga ku ka publikuar foto me armë dhe shuma të mëdha parash. I riu u ndalua sot në kryeqytet në afërsi të zonës së njohur si “Pallatit me shigjeta”, teksa udhëtonte në makinë me një mikeshën e tij dhe një person që nuk rezulton të jetë i përfshirë në ngjarje.

Ndërkohë më herët edhe kreu i Policisë së Shtetit, Haki Cako gjatë një konference për mediat konfirmoi se ekzekutori i vrasjes së Artan Cukut është Mikel Shallari dhe për këtë ka prova të konsiderueshme.

Të fundit