Flash News

KRYESORE

Vrasësi i kryeministrit serb paralajmëron Ballist Morinën nga burgu: Nëse ekstradohet në Serbi do të përdhunohet sistematikisht

Vrasësi i kryeministrit serb paralajmëron Ballist Morinën nga

Milorad Lukoviç Legija 48 vjeç, i cili po vuan një dënim prej 40 vitesh burg për vrasjen e kryeministrit Zoran Gjingjiç, ka premtuar se nëse  shqiptari Ismail Morina ekstradohet në Serbi do të përdhunohet sistematikisht.

Lajmi se Kroacia do të ekstradojë Ismail Morinën në Serbi është përhapur me shpejtësi  në Serbi dhe ish-komandanti i 'Beretave të Kuqe' ishte mes të parëve që mirëpritën këtë informacion me miratim.

"Ai tha se Morina do të gjendej sapo të mbërrinte në "aeroportin e ajrit", burgun më të famshëm serb siç e quan ai.

Sipas ‘Kurir’ njerëzit që janë në kontakt me Legijan janë të hipnotizuar nga ai. Madje të burgosurit e përshëndesin me dorë si komandant, madje flitet se edhe disa prej rojeve të burgut bëjnë të njëjtën gjë.

Morina është ndër njerëzit më të urryer në Serbi pasi në ndeshjen Shqipëri-Serbi ngriti me dron flamurin e "Shqipërisë së madhe".

 

 

 

Të fundit