Flash News

KRYESORE

Vrasja e 13-vjeçarit në Fier, gjyshi flet për sherrin mes fëmijëve

Vrasja e 13-vjeçarit në Fier, gjyshi flet për sherrin mes

Pas sherrit mes dy vëllezërve 10 dhe 13-vjeçar në Fier, që përfundoi me vdekjen e njërit prej tyre ka reaguar gjyshi i tyre. Në një rrëfim për ‘BalkanËeb’ me gazetarin Ervis Kuci, gjyshi thotë se lajmin per vdekjen e nipit e mësoi nga spitali, ku ishte për vizitë. Ai rrëfeu se fëmijët nuk kishin shkuar në shkollë dhe ishin vetëm në shtëpi, pasi prindërit ishin në punë në Vlorë.

“Lajmin për nipin e mësova në spital, se isha për vizitë. Pashë makinën që erdhi me shpejtësi dhe aty kuptova se çfarë kishte ndodhur. Pashë nusen që zbriti dhe e pyeta çfarë kishte ndodhur. Djemtë kishin qenë vetëm në shtëpi dhe ishin zënë në oborr. Prindërit ishin në punë në Vlorë. Fëmijët nuk kishin shkuar në shkollë sot, ndërsa doktorët më thanë se nipi erdhi i pajetë në spital”– ka thënë gjyshi.

Sipas policisë, nga hetimet paraprake dyshohet se pas një grindje me njëri tjetrin, vëllai i vogël, i mituri K.Veizi, 10 vjeç, ka marrë thikën dhe e ka goditur vëllain 13-vjecar. Si pasojë e plagëve të mara, i mituri Gj.Veizi ndërroi jetë në Spitalin e Fierit.

Të fundit