Flash News

KRYESORE

Vrasja e 20-vjeçarit shqiptar në Islandë, familjarët kërkojnë dëmshpërblim monetar

Vrasja e 20-vjeçarit shqiptar në Islandë, familjarët

Shtetasi islandez Dagur Hoe, i cili vrau në muajin dhjetor 20 vjeçarin shqiptar, Klevis Sula dhe plagosi një person tjetër ka dalë sot para gjykatës së Rejkjavikut.

Sipas gazetës Grapevine, izlandezi do të përballet me detyrimin për dëmshpërblim për prindërit e viktimës.

Nëna e Klevisit kërkon nga gjykata dëmshpërblim prej 10 milion krona islandeze, rreth 80 mijë euro, si dhe 870 mijë krona të tjerë për mbulimin e shpenzimeve. I ati kërkon 10 milion krona, ndërsa i plagosuri kërkon dëmshpërblim 3.2 milion krona.

“Ai ishte i mrekullueshëm dhe donte t’i ndihmonte të gjithë. Fliste mirë për islandezët dhe i pëlqente njerëzit. Ishte shumë i lumtur këtu”, tha nëna e Klevisit, Natasha Sula pas vrasjes së të birit.

Sigurjonsson e goditi katër herë Klevisin: një herë në zemër, në krahun e djathtë e dy herë në shpinë. Po ashtu 25-vjeçari goditi tri herë edhe shqiptarin tjetër, në shpatull, krah e këmbë. Klevisi vdiq më pas në spital për shkak të plagëve.

Të fundit