Flash News

KRYESORE

Vrasja e 20 vjeçarit shqiptar në Islandë, miku i tij tregon si rrodhi ngjarja: Sa lehtë vdes në vendin më të sigurtë në Botë

Vdekja e Klevis Sulës në Islandë, një nga vendet më paqësore të botës, tronditi shoqërinë. Miku i tij, në një shkrim në rrjetet sociale ka folur për Klevisin, për natyrën e tij dhe se si rrodhi ngjarja tragjike atë natë.

“Përshëndetje të gjithëve! Ju lutem më jepni pak kohë nga jeta juaj t’ju tregoj rreth shokut tim Klevisit. Ai ishte një djalë i mrekullueshëm. Ai gjithmonë përpiqej të kthente buzëqeshjen te njerëzit dhe përcillte shumë pozitivitet. Ai ishte i qetë dhe me zemër të madhe, por zemra e tij u godit dy herë të shtunën në mbrëmje. Klevisi nuk është më me ne. Ai ishte vetëm 20 vjeç. Klevis ishte shumë i lumtur kur arriti për herë të parë në Islandë", shkruan ndër të tjera miku i tij.

Më tej ai tregon si e vranë mizorisht teksa tentoi të jepte ndihmë.

"Doni të dini si ai vdiq? Klevisi po pinte një cigare jashtë barit, dhe një burrë po qante pranë tij. Ai u afrua për ta ndihmuar, por çka mori në shkëmbim ishin dy gjuajtje me thikë. Ja sa lehtë mund të vdesësh në vendin më të sigurtë në botë”, shkruan ndër të tjera miku i tij.

Ai tregon po ashtu se si vdekja e Klevisit u la në heshtje vetëm e vetëm se ishte shqiptar dhe se shoqëria irlandeze nuk reagoi për vrasjen e tij. 

 

 

Të fundit