Flash News

KRYESORE

Vrasja e 22 vjeçarit për një karikues, nëna e viktimës reagim rrënqethës pas lirimit të tre të rinjve: Më thoni o njerëz, çfarë duhet të bëj në këtë vend?

Vrasja e 22 vjeçarit për një karikues, nëna e

Mira Mihali ka reaguar ashpër pas lirimit të tre të rinjve nga qelia, të cilët akuzohen për “moskallëzim krimi” pas vrasjes së 22 vjeçarit Marvi Mihali.

Dejvi Bitraj, Kridens Alla dhe Marsel Alla u liruan nga qelia pas kërkesës së prokurorit Artan Lulaj, ndërkohë që në qeli vijon të qëndrojë Eugen Bitraj, i dyshuari kryesor i vrasjes së të riut.

Nëna e Marvit ka sulmuar ashpër prokurorin Lulaj për këtë vendim, të cilin e akuzon se është korruptuar, ndërsa me dhimbje lutet për drejtësi.

Sherri midis të rinjve filloi për një karikues telefoni dhe 22 vjeçari gjeti vdekjen vitin e kaluar pasi u godit me thikë.

Reagimi i nënës së Mavrit:

Sot është një ditë e zezë për mua! Marvin tim ma vranë përsëri!. Tre nga kriminelët që bashkëpunuan në vrasje dhe dhunuan trupin e tij, në momentet e fundit ndërsa djali jepte shpirt, prokurori monstër, vampire, demoni, sharlatani, maskarai Artan Lulaj i etur për para, i kishte liruar nga burgu pa e ditur askush!O zot çfarë tmerri!Të shikosh vrasësit e birit të vetëm pa akuzë, të lirë në sallën e gjyqit dhe tek i shihja më dilte parasysh video e ngjarjes, shkelmat e tyre mbi trupin e djalit tim! Sa më e madhe se kaq duhet të jetë dhimbja?Dhe çfarë torturash të tjera duhet të kaloj!Më thoni o njerëz, çfarë duhet të bëj në këtë vend?Si do ta vendos drejtësinë?Ju lutem më ndihmoni…

Të fundit