Flash News

KRYESORE

Vrasja e 22 vjeçarit, Prokuroria kërkon rikthimin në burg të tre të rinjve dhe i ndryshon akuzën

Vrasja e 22 vjeçarit, Prokuroria kërkon rikthimin në burg

Më 11 maj, Mira Mihali do të reagonte ashpër pas vendimit të Prokurorisë dhe Gjykatës për të nxjerrë nga qelia tre nga katër personat që akuzohen për vrasjen e djalit të saj, Marvi Mihali.

Për ngjarjen që tronditi Tiranën vitin e kaluar, vijon ende procesi gjyqësor, ndërkohë që çështja i ka kaluar tashmë prokurorit Gjergji Tako.

Tako ka kërkuar rikthimin në qeli të shtetasve Dejvi Bitraj, Kridens Alla dhe Marsel Alla, si dhe ndryshimin e akuzës nga "moskallëzim krimi" në "bashkëpunëtor në vrasje" së bashku me Devi Bitrajn.

22 vjeçari Marvi Mihali u vra mbrëmjen e 31 korrikut pranë stadiumit 'Dinamo' në kryeqytet, ndërsa të rinjtë dyshohet se u konfliktuan për një karikues celulari.

Të fundit