Flash News

KRYESORE

Vrasja e 23-vjeçares, Gjykata jap masën e sigurisë për Faik e Shkëlzen Bucin, avokati: Ata nuk bënin jetë normale, vajza nuk vinte në shtëpi

Vrasja e 23-vjeçares, Gjykata jap masën e sigurisë për

Jepet masa e sigurisë “arrest me burg” për Faik e Shkëlzen Bucin, pasi të dy babë e bir që vranë 23-vjeçaren Eglantina Buci 8 vite më parë. Pas seancës dëgjimore, Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e Prokurorisë duke vendosur të lërë në burg babë e bir.

Të akuzuar për organizimin dhe vrasjen e Eglantina Bucit, dy personat refuzuan të kishin lidhje me ngjarjen, duke u shoqëruar me forcë nga policia.

Në një prononcim për mediat, avokati mbrojtës i Faik dhe Shëlzen Bucit është shprehur se klientët e tij e kanë mohuar krimin dhe se i ati i vajzës mendon se Eglantina është prostituuar pasi ajo nuk vinte në shtëpi.

“Ata nuk kanë jetuar normalisht. Babai mendon se mund të ketë ndodhur prostituim i vajzës sepse ata nuk bënin jetë normale. Vajza nuk vinte në shtëpi dhe ai mendon se mund të jetë prostituuar”, deklaroi avokati.

Të fundit