Flash News

KRYESORE

Vrasja e 35-vjeçarit, reagon Ministrja greke: Incident tragjik, nuk ulën asnjë flamur grek

Vrasja e 35-vjeçarit, reagon Ministrja greke: Incident tragjik, nuk

Ministrja e Kulturës së Greqisë, Mirsini Zorba,  ka reaguar pas vrasjes së 35-vjeçarit, Kostandinos Kaçifa nga forcat RENEA mesditën e sotme, ku ky i fundit refuzoi të dorëzohej ndonëse iu bë thirrje disa herë nga uniformat blu.

Zorba ka treguar disa detaje gjatë qëndrimit të saj në Gjirokastër dhe është shprehur se për vrasjen e shtetasit grek e ka marrë vesh  pasi është larguar nga Bularati.

Ajo gjithashtu ka theksuar se për vrasjen e 35-vjeçarit nuk është ulur asnjë flamur në Bularat të Gjirokastrës.

“Sot, në varrezën e dëshmorëve në Bularat nderuam dhe ushtarët tanë grekë. Përkujtimore në vendin ku humbën jetën. Emocione mes maleve ku luftuan me patriotizëm kundër fashizmit. Kudo flamuj grekë, përfaqësues të qeverisë greke e shqiptare, ambasadore e Greqisë, deputetë, kryebashkiakë, nxënës, banorë të thjeshtë. Vendosëm kurorat, u dëgjuan fjalimet, himni shqiptar e grek, poezi nga fëmijët. U larguam në orën 15.00 qetë-qetë, pa asnjë problem.

Gjatë rrugës u informuam se një homogjenë kishte kërcënuar paradite me kallashnikov duke konsideruar marrëveshjen mes dy qeverive për varrezat e dëshmorëve dhe nderimin e kujtimit të tyre një tradhti!

Asnjë flamur grek nuk ulën, të gjitha valvitën lart. Pas orës 15.00, në rrugën e kthimit u informuam se homogjeni u rrethua nga policia, i kërkuan të dorëzohet, nuk u dorëzua dhe e vranë. As që mund të imagjinonim në atmosferën tepër emocionuese të paradites këtë incident tragjik”, thuhet në reagimin e Mirsini Zorba-s.

Kujtojmë se Kocifa u ekzekutua pasi refuzoi të dorëzohej ndonëse iu bë thirrje disa herë nga uniformat blu. Vrasja e tij mund të sjellë përplasje mes dy vendeve, raportet mes të cilëve ishin drejt një kapitull të ri me zyrtarizimin e mundshëm të marrëveshjes së detit.

Të fundit