Flash News

KRYESORE

Vrasja e 7 vjeçarit në Zvicër, flet xhaxhai: Nuk kemi asnjë përgjigje për ngjarjen

Vrasja e 7 vjeçarit në Zvicër, flet xhaxhai: Nuk kemi

Sylë Mahmuti, xhaxhai i 7 vjeçarit shqiptar që u vra barbarisht në Zvicër, thotë se familja nuk ka ende një përgjigje për ngjarjen. Në një prononcim për “The Associated Press”, Mahmuti thotë se deri më tani nuk kanë një përgjigje përse e moshuara 75 vjeçare qëlloi me thikë fëmijën, por as edhe për mënyrën se si ka ndodhur ngjarja.

“I vetmi informacion që e kemi marrë është se ai është prerë në qafë”, ka thënë ai.

Xhaxhai ka deklaruar nipi “ka shkuar në shkollë si fëmijët tjerë, dhe në 12:45 ai ka dalë nga shkolla, e gjatë rrugës ka hasur në plakën 75 vjeçare. Thashethemet që i kemi dëgjuar na kanë thënë se ka pasur njëfarë përleshjeje, por nuk dimë më shumë.”

Shkaqet që kanë çuar të moshuarën drejt këtij akti makabër mbeten të paqarta, ndërkohë që konfirmohet se ajo nuk kishte njohje me familjen e viktimës.

Të fundit