KRYESORE

Vrasja e Agim Arapit, flet për herë të parë Jurgen Kurti, gruaja e viktimës i përgjigjet në emision

Vrasja e Agim Arapit, flet për herë të parë Jurgen Kurti,

Jurgen Kurti ka reaguar për herë të parë pas vrasjes së Agim Arapit, ku ai ishte prezent, por jo pjesëmarrës në sherr, të paktën sa ka deklaruar deri më tani Prokuroria.

Në një prononcim për emisionin “Me zermër të hapur”, Kurti shprehet hetimi po vazhdon dhe zbardhja e fatkeqësisë duhet t’i lënë në dorë drejtësisë.

“Kërkoj ndjesë për mungesën, ndjesën time përcilljani ju zonjës Vjollca. Hetimi po vazhdon, detyrën për ta zbardhur fatkeqësinë ia lëmë në dorë drejtësisë”,­ thuhet në reagimin Kurtit.

Por, bashkëshortja e viktimës, Vjollca Arapi ka akuzuar sërish Kurtin si bashkëautor të vrasjes së 60 vjeçarit. Ajo thekson se kamerat tregojnë që Jurgeni ka marrë pjesë në vrasje.

Të fundit