Flash News

KRYESORE

Vrasja e Aleksandër Ndokës, edhe familja po bën hetimet e saj, gjen një gëzhojë në vendngjarje

Vrasja e Aleksandër Ndokës, edhe familja po bën hetimet e saj,

Duket se krahas prokurorisë dhe policisë edhe familja Ndoka po bën hetimet nga ana e saj për të zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së premtes ku u ekzekutua pranë banesës së tij Aleksandër Ndoka.

Mësohet se familja ka këqyrur vendin ku u ekzekutua Ndoka dhe ka gjetur një gëzhojë arme. Ata e kanë dorëzuar gëzhojën pranë policisë me pretendimin se gëzhoja e gjetur është e ndryshe nga ato që u sekuestruan nga policia duke ngritur dyshime se gjatë ekzekutimit mund të jenë përdorur dy armë.

Por ndërkohë policia e Lezhës dyshon se gëzhoja e gjetur nuk ka lidhje me ekzekutimin e Aleksandër Ndokës por ajo mund të jetë aty prej shumë kohësh.

Të fundit