Flash News

E-TJERA

Vrasja e avokatit të njohur grek, arrestohet një shqiptar

Vrasja e avokatit të njohur grek, arrestohet një shqiptar

Autoritete greke kanë vënë në pranga një 32-vjeçar shqiptar, i cili dyshohet se është autori i vrasjes së avokatit Mixalis Zafeiropulos, i ekzekutuar në mes të Athinës më 12 tetor.

Sipas medieve greke, policia bastisi në shtëpinë e shqiptarit pasditen e së dielës në lagjen Kallitha, ku gjetën një armë zjarri.

Policia greke është në kërkim të dy bashkëpunëtorëve të tjerë të shqiptarit, të cilët dyshohen si të përfshirë në vrasjen e Zafeiropulos, raporton Tv Klan.

Shqiptari i arrestuar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, mësohet se është një emër i njohur për autoritetet  helene.

Mixalis Zafeiropulos u vra në firmën e tij ligjore,  më 12 tetor.

Dyshohet se autorët donin ta trembnin avokatin, por më pas debati i tyre degjeneroi deri në vrasje.  

Të fundit