Flash News

KRYESORE

Vrasja e çiftit shqiptar në Australi, familjari flet për babain vrasës: Ai nuk ka fe

Media australiane Daily Mail Australia ka shkrojtur një artikull për krimin e rëndë të  mëngjesit të 31 dhjetorit në Australi, ku protagonist ishte shqiptari Osman Shaptafaj.

Ai qëlloi për vdekje vajzën e tij dhe bashkëshortin e saj dhe më pas tentoi të vriste edhe veten.

“Daily Mail Australia zbuloi se Lindita Musai,  ishte e trembur nga i ati Osmani dhe vendosi të jetojë larg tij. Osmani kishte një marrëdhënie të komplikuar me familjen.

Një anëtar i familjes, i cili dëshiroi të mbetej anonim, tha se sipas tij vrasja nuk kishte të bënte me bindjet e Osmanit, pasi ai nuk ka bindje.

“Unë thjesht do të them se nuk kishte të bënte me formimin e tij ose me besimin e tij, pasi ai nuk ka besim”, tha burri.

Anëtari i familjes, në një gjendje të rënduar foli pas spekulimeve për arsyet që çuan në vrasjen e çiftit të të rinjve shqiptarë.

Miqtë dhe të afërmit u panë me lot në sy ditën e martë, teksa përpiqeshin të ngushëllonin njëri-tjetrin.

Kushëriri i Veton Musait, 29 vjeçarit që vdiq në spital, ndau në Facebook një status prekës.

 

 

 

 

 

 

 

 

"Unë nuk di si t'i bashkoj fjalët. Allahu e di më mirë pse gjërat ndodhin ashtu. E vetmja gjë që na mban të fortë është besimi në Zot.”, shkruan Daily Mail Australia.

Detaje nga krimi i dyfishtë në familje; Burri që vrau vajzën dhe dhëndrin në gjendje kritike, kush ishte Vetoni, djali i shqiptarit të njohur nga Maqedonia

Të fundit