Flash News

KRYESORE

Vrasja e Çollakut, dëshmojnë oficerët e policisë: Si zbuluam njollat e gjakut brenda makinës

Vrasja e Çollakut, dëshmojnë oficerët e policisë: Si

Është zhvilluar sot gjyqi për Denis Zhtrazën, i akuzuar për rrëmbimin dhe torturimin me pasojë vdekjen e Gazmend Çollakut në janar të vitit 2016.

Në gjyq kanë dëshmuar dy oficerët e Krimeve të Rënda në Policinë e Durrësit, Rebani Farruku e Alfred Hoxha.

Farruku deklaroi se kishte bërë kontroll paraprak mjetit dhe se në pikën e bllokimit kishte vërejtur njolla gjaku në mjetin tip “Mercedes ML” me të cilën dyshohet të jetë rrëmbyer Çollaku.

Njollat e gjakut u gjeten më 26 janar 2016 pra 19 ditë pas bllokimit të makinës ML ku udhëtonte Denis Shtraza dhe Ervin Dalipaj.

Akoma po vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Të fundit