Flash News

KRYESORE

Vrasja e dy biznesmenëve në Laç, arrestohet një i dyshuar

Është vënë në ndaluar një person i dyshuar si një prej autorëve të vrasjes së dyfishtë në Laç në 30 maj.

Në këtë ngjarje, mbetën të vdekur dy biznesmenët Paulin Gjergji, i cili njihej edhe si miku i Ervis Martinit dhe Bujar Lika.

Mësohet se E.D, 30-vjeç mbrëmë ka shkuar i plagosur në spital në Tiranë, plagë që sipas mjekëve e ka marrë rreth 20 ditë më parë dhe që aktualisht rezulton ta kishte të infektuar.

Më herët, për këtë ngjarje është arrestuar Kreshnik Tusha si autor i dyshuar, i cili po ashtu u plagos gjatë shkëmbimit me armë zjarri me viktimat.

Policia deri tani po heton në dy pista, duke analizuar të kaluarën e dy viktimave. Bujar Lika është përfshirë në vrasjen e Enton Nikës në 2015 në Linzë, kurse Paulin Marku në konfliktet për pronat në Tiranë.

Të fundit