Flash News

KRYESORE

Vrasja e dyfishtë në Vlorë, policia: Autori qëlloi me armë shokun në lokal, pastaj vrau veten tek shtëpia e xhaxhait

Policia e Vlorës ka dhënë detajet e para për ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë të hënë në fshatin Gjormë, ku humbën jetën dy persona.

policia thotë se 33-vjeçari Artion Shenaj e ka vrarë 35-vjeçarin Mariglen Memaj në një lokal dhe më pas ai është larguar dhe ka shkuar në shtëpinë e xhaxhait, ku është vetëvrarë.

“Në fshatin Gjormë në një lokal Artion Shenaj, rreth 33 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri duke e lënë të vdekur Mariglen Memaj, 35 vjeç dhe më pas është larguar nga lokali dhe ka vrarë veten në banesën e xhaxhait të tij, ku dyshohet me po të njejtën armë zjarri”, thotë policia në njoftim.

Të fundit