Flash News

KRYESORE

Vrasja e Emiljano Ramazanit në Elbasan, shoqërohet në polici një tjetër person i dyshuar

Vrasja e Emiljano Ramazanit në Elbasan, shoqërohet në polici

Një tjetër person i dyshuar si i përfshirë në vrasjen e Emiljano Ramazanit është shoqëruar nga policia mbrëmjen e sotme.

Sipas Report tv personi është identifikuar si Gani Çollaku rreth moshës 30 vjeç, i cili ka lidhje shoqërore me dy personat e arrestuar dy ditë me parë pikërisht për vrasjen e tij. Ai njihet si konsumator i lëndëve narkotike dhe është shoqëruar për tu marrë në pyetje pasi dyshohet se mund të ketë bashkëpunuar me ta. Çollaku njihet ndryshe si "Loku i Peqinit".

Para pak ditësh u shoqëruan 6 persona, ndër të cilët 4 pjesëtarë të familjes Manehasa.

Në burg vijojnë të mbeten Albert 64 dhe Seit Manehasa 37 vjeç, babë e bir. Ky i fundit është pronar i një biznesi makinash në Peqin.

Si ndodhi ekzekutimi

40-vjeçari po parkonte makinën e tij tip 'Ford Focus' me targa AA 945 DG mes pallateve pranë vendit të quajtur “Rrethrrotullimi i luleve” në hyrje të qytetit, kur një person iu afrua dhe e qëlloi për vdekje 5 herë me pistoletë nga xhami i pasagjerit.  Vrasja lidhet me larje të hesapeve të drogës, ku viktima njihet si shpërndarës në qytetin e Elbasanit. Madje Ramazani është proceduar tre herë për këtë veprimtari kriminale ku një herë është dënuar dhe dy herë është deklaruar i pafajshëm, megjithëse në dosje nuk mungonin provat.

Të fundit