Flash News

KRYESORE

Vrasja e Fabian Gaxhës në ish-Bllok, arrestohet njëri prej tre personave në kërkim

Policia ka arrestuar njërin prej tre të shpallurve në kërkim për vrasjen e Fabian Gaxhës në ish-Bllok me 4 tetor.

“Panorama” ka mësuar se personi me iniciale F.A, që ka njoftuar policia është Fabiol Alushi.

"Seksioni për hetimin e krimeve ndaj jetës Në vijim të komunikatës së dhënë më datë 05.10.2018 u ndalua shtetasi në kërkim F.A., vjeç 42, banues në Tiranë. Nenet 79, 22, 25 dhe 278 të Kodit Penal", njofton policia.

Kujtojmë që për ngjarjen e ndodhur në lokalin ‘Monopol’ janë shpallur në kërkim dhe Merviol Bilo e Ervin Mata.

Të fundit