Flash News

KRYESORE

Vrasja e Fildes Hafizit, ministri Bardhi: Këmbanë alarmi, përgjegjësit të dalin me urgjencë

Vrasja e Fildes Hafizit, ministri Bardhi: Këmbanë alarmi,

Ministri ende në detyrë i Drejtësisë, Gazment Bardhi ka shprehur tronditjen e thellë nga lajmi i trishtë i vrasjes së gjyqtares së Shkodrës, Fildes Hafizi, nga ish-bashkëshorti i saj, Fadil Kasemi.

Bardhi i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së gjyqtares së ndjerë, dhe kërkon me forcë dënimin maksimal ndaj autorit të kësaj ngjarje të rënde kriminale.

“Vrasja e një nëne nga ish-bashkëshorti i saj, është këmbanë alarmi për shoqërine shqiptare. Mbrojtja e saj ka qenë detyrim për autoritetet përgjegjëse, të cilat sot duhet të nxjerrin me urgjencë përgjegjësitë e tyre dhe mbajnë përgjegjësinë për mosveprim. Humbja e një gjyqtarje profesioniste, është humbje për sistemin e drejtësisë. Shprehim edhe njëherë ngushëllimet tona për familjen dhe Zoti qoftë me ta në këto momente të veshtira”, thuhet në reagimin e Bardhit.

Fildes Hafizi kishte që në vitin 2015-të urdhër mbrojtje ndaj Fadil Kasemit, i cili ka tentuar ta vrasë dy vite më parë në plazhin e Golemit.

Vrasja e gjyqtares, ish-ministri i Drejtësisë: Ndëshkim të ashpër për vrasësin monstër

Të fundit