Flash News

KRYESORE

Vrasja e gazetarit investigativ, jep dorëheqjen ministri i Brendshëm  

Ministri i Brendshëm i Sllovakisë ka dhënë dorëheqjen pas protestave të mëdha pas vrasjes së gazetarit investigativ, Jan Kuciak dhe të dashurën e këtij të fundit.

Të premten, rreth 50 mijë persona u mblodhën në Bratislavë dhe mijëra të tjerë në qytete të tjera ku i bënin thirrje kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico, për të shkarkuar ministrin e Brendshëm, Robert Kalinak.

Në këto kushte, ditën e sotme ministri ka dhënë sot dorëheqjen. "Është e rëndësishme që stabiliteti të ruhet, prandaj vendosa të jap dorëheqjen nga posti i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Brendshëm", u shpreh Kalinak.

Vdekja e Kuciak, i cili ka hetuar rastet e mashtrimit që kanë të bëjnë me përfshirjen e biznesmenëve të lidhur politikisht, ka nxitur zemërimin publik.

Kritikët argumentojnë se Kalinak, i cili mbikëqyrte policinë si ministër i Brendshëm, nuk mund të garantonte një hetim të pavarur për vrasjen e Kuciak dhe të dashurës së tij rreth 3 javë më parë.

Ndërkohë, që ngjarja mbetet e pazbardhur, kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, ofroi një milion euro shpërblim për secilin që mund të ketë informacione për vrasjen e gazetarit.

 

 

Të fundit