Flash News

KRYESORE

Vrasja e gazetarit saudit, Gjermania “ndëshkon” Arabinë Saudite

Vrasja e gazetarit saudit, Gjermania “ndëshkon” Arabinë

Kancelarja Angela Merkel tha se Gjermania nuk është e gatshme të eksportojë armë në Arabinë Saudite derisa vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi të hetohet ashtu siç duhet.

Merkel theksoi se është e nevojshme të qartësohet prapavija e krimit, i cili ka ndodhur në konsullatën saudite në Stamboll.

Khashoggi, kritik i udhëheqjes saudite, është parë për herë të fundit duke hyrë në konsullatën saudite në Turqi më 2 tetor.

Gati tri javë më vonë, autoritetet saudite kanë pranuar se ai është vrarë gjatë një procesi të marrjes në pyetje, i cili, siç thonë ata, ka shkuar keq.

Të fundit