Flash News

KRYESORE

Vrasja e Gazmend Çollakut. Shtraza dëshmon: Kur u rrëmbye isha me një vajzë

Vrasja e Gazmend Çollakut. Shtraza dëshmon: Kur u rrëmbye isha

Sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda është dëgjuar dëshmia eDenis Shtrazës, i cili akuzohet se në bashkëpunim me Ervin Dalipajn, i ekzekutuar në muajin maj më parë te mbikalimi i Sukthit, kanë vrarë në janar të 2016-ës, Gazmend Çollakun. Denis Shtraza mohon të ketë dijeni mbi rrëmbimin e vrasjen e Gazmend Çollakut.

Ai thotë se Gaz Çollakun e ka pasur shok dhome në burg në vitin 2013 dhe se kanë jetuar si dy miq. Ai thotë se në kohën e zhdukjes së Gaz Çollakut ai ka qenë në Tiranë nën shoqërinë e një vajze me emrin Marsela. “E kam njohur Gaz Çollakun në burg, ka qenë në vitin 2013. Kemi qenë në një sektor në burg, dhe aty kemi qëndruar si dy çuna durrsakë.

Kemi mbajtur dhe Ramazan bashkë. Pasi dola nga burgu i kam çuar cigare në burg Gazmendit dhe ai kur ka dalë nga burgu jemi takuar disa herë në Durrës dhe kemi pirë kafe. I njoh familjen, të fejuarën të cilën e kam pasur në lagjen time. Ditën e rrëmbimit kam qenë në Durrës dhe kam udhëtuar në mesditë nga Durrësi me furgon në Tiranë, kam takuar një vajzë me emrin Marsela, në lagjen e 21 Dhjetorit. Kam pirë kafe në lokal të quajtur ‘Caza’, dhe aty kam takuar rastësisht dhe Ervin Dalipajn. Pasi jam larguar, i kam thënë takohemi pas 3 orësh dhe pastaj kam qëndruar me Marselën”. Shqiptarja.com

Të fundit