Flash News

KRYESORE

Vrasja e gjeneralit iranian, Papa Françesku thirrje për paqe: Lufta sjell vetëm vdekje dhe shkatërrim

Vrasja e gjeneralit iranian, Papa Françesku thirrje për paqe: Lufta

Papa Françesku bëri sot thirrje për dialog dhe paqe, dy ditë pas vrasjes së gjeneralit iranian Qasem Soleimani nga Shtetet e Bashkuara.

“I bëj thirrje të gjitha palëve që ta mbajnë të ndezur flakën e dialogut dhe vetëpërmbajtjes dhe të largojnë hijen e armiqësisë. Vetëm lufta sjell vdekje dhe shkatërrim”, tha papa Françesku nga Vatikani.

Më 3 janar, përmes një sulmi ajror, Shtetet e Bashkuara vranë gjeneralin e forcave elite iraniane, Qasem Soleimani.

Irani, nga ana tjetër zotohet se do të hakmerret për këtë vrasje.

Të fundit