Flash News

KRYESORE

Vrasja e gjeneralit Iranian, Rama: Shqipëria aprovon qëndrimin e Donald Trump

Vrasja e gjeneralit Iranian, Rama: Shqipëria aprovon qëndrimin e

Pas vrasjes së gjeneralit të lartë iranian, Qasem Soleimani, nga SHBA, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama.

Nëpërmjet një postimi në ‘Twitter’, Rama është shprehur se Shqipëria aprovon qëndrimin e Donald Trump.

“Si një vend që njohu pak kohë më parë veprimtarinë e padrejtë të Iranit kundër botës së lirë dhe mori distancë të qartë nga ajo, Shqipëria aprovon qëndrimin e Donald Trump ndaj një aktivisti keqdashës të regjimit të Teheranit! Ne jemi në anën e SH.B.A. dhe shpresojmë që të gjithë ta bëjnë këtë” shkruan kryeministri Rama në ‘Twitter’.

Soleimani, i cili njihej si figura më e rëndësishme ushtarake e Republikës Islamike, u vra ditën e djeshme, ku disa raketa amerikane shkatërruan një autokolonë makinash të Forcave Popullore të Irakut.

Të fundit