Flash News

KRYESORE

Vrasja e gjeneralit Qasem Soleimani, Irani sulmon me raketa balistike dy baza ushtarake të SHBA në Irak

Vrasja e gjeneralit Qasem Soleimani, Irani sulmon me raketa balistike dy baza

Irani ka sulmuar me më shumë se një duzinë raketash në dy baza irakiane që strehojnë trupat amerikane pas paralajmërimeve për hakmarrje pasi SHBA vrau me dron një gjeneral të lartë iranian javën e kaluar.

Ky fakt është konfirmuar edhe nga Pentagoni, pasi Irani lëshoi disa raketa balistike kundër ushtrisë amerikane dhe forcave të koalicionit në Irak në bazat e vendosura në Irbil dhe në Al-Asad.

Një zyrtar amerikan i tha CNN se deri tani nuk raportohet për ushtarakë të lënduar.

Pas ngjarjes, presidenti i SHBA reagoi në twitter, ku shkruan: "Të gjitha janë mirë me gjithë raketat e lëshuara nga Irani në dy baza ushtarake të vendosura në Irak. Vlerësimi i viktimave dhe dëmeve po ndodhin tani. Ne kemi ushtrinë më të fuqishme dhe të pajisur mirë kudo në botë. Unë do të bëj një deklaratë nesër në mëngjes ".

Sulmi vjen ditë pasi SHBA vrau me dron gjeneralin e lartë iranian Qasem Soleimani në një sulm ajror në kryeqytetin irakian të Bagdadit. Teherani ka premtuar hakmarrje për vrasjen e gjeneralit, për të cilën thotë se ishte një "akt lufte" dhe "terrorizëm shtetëror".

Paralajmërimi

Garda e Revolucionit Islamik të Iranit tha se sulmi erdhi në shenjë hakmarrjeje për vdekjen e Soleimanit të Premten - i vrarë në një sulm ajror jashtë aeroportit të Bagdadit me urdhër të Presidentit Trump.

"Ne po paralajmërojmë të gjithë aleatët amerikanë, të cilët i dhanë bazat e tyre ushtrisë së saj terroriste, se çdo territor që është pika fillestare e veprimeve agresive kundër Iranit do të jetë në shënjestër," thuhet në një deklaratë.

Shefi i shtabit të ushtrisë së Iranit, gjeneral Mohammad Baqeri, tha se sulmi me raketa tregoi vetëm një "pjesë të vogël" të aftësive të forcave të armatosura iraniane.

Video/ Momenti kur sulmohen me “shi” raketash dy bazat amerikane në Irak, ministri i Jashtëm: Akt për vetëmbrojtje

Televizioni shtetëror iranian: Nga sulmi me raketa janë vrarë 80 amerikanë

Bota reagon pasi Irani sulmoi me raketa dy bazat e SHBA në Irak: Rikthim në diplomaci

Të fundit