All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Vrasja e gjeneralit Soleiman, ambasadori iranian paralajmërim të fortë në OKB: Do të ketë hakmarrje të ashpër

Vrasja e gjeneralit Soleiman, ambasadori iranian paralajmërim të
All - Paragraf - 1

Në një intervistë për NBC News, ambasadori i Iranit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara e quajti vrasjen e gjeneralit Qassem Soleimani "një veprim të paligjshëm" dhe "një akt agresioni" në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

All - Paragraf - 3

Ambasadori Majid Takht Ravanchi tha gjithashtu se edhe pse ai beson se administrata Trump "nuk beson në dialog", Irani dhe Sh.B.A kanë shkëmbyer letra përmes një emisari zviceran. Ravanchi nuk pranoi të sqarojë më shumë, por tha se vrasja e Soleimani do të pasohet me "hakmarrje të ashpër" nga Teherani.

“Irani nuk mund t’i mbyllë sytë nga ajo që ka ndodhur. Padyshim se do të ketë hakmarrje dhe hakmarrje të ashpër”, tha ambasadori.

Soleimani ishte udhëheqësi i forcave të Qudsit, një njësi elitare ushtarake dhe inteligjente iraniane dhe një nga figurat më të fuqishme ushtarake dhe politike të vendit. Gjatë sulmit herët në mëngjes të Premten në Irak, në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, u vra edhe Abu Mahdi al-Muhandis, një këshilltar i ngushtë i Soleimani.

Në 31 dhjetor u sulmua ambasada e SHBA në Bagdat dhe autoritetet amerikane fajësuan Tehranin për këtë sulm gjë që përkeqësoi edhe më shumë raportet SHBA-Iran.

Të fundit