Flash News

KRYESORE

Vrasja e gjyqtares, ish-ministri i Drejtësisë: Ndëshkim të ashpër për vrasësin monstër

Vrasja e gjyqtares, ish-ministri i Drejtësisë: Ndëshkim të

Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi ka reaguar për vrasjen e gjyqtares Fildes Hafizi nga ish-bashkëshorti i saj. Halimi shpreh tronditjen për ngjarjen dhe e vlerëson Hafzin si një magjistrate të shkëlqyer, të ndershme dhe të përkushtuar.

Ish-ministri e konsideron të drejtë vendimin e marrë pesë vite më parë për të dënuar maksimalisht vrasësi e gjyqtarëve, të cilët i konsideron vrasës monstra. Halimi shprehet se i njëjti vendim duhet të merret edhe për Fadil Ksemin, vrasësin e Fildes Hafizit.

Vrasje e paralajmëruar, gjyqtarja Fildes Hafizi nuk i shpëton atentatit të dytë të ish-bashkëshortit

Reagimi:

I tronditur nga vrasja makabre e gjyqtares Fildes Hafizi. Ajo ka qënë një magjistrate e shkëlqyer, një gjykatëse e re në profesion por e ndershme dhe e përkushtuar, nënë e 2 fëmijëve.

Vrasja e një gjykatëse me urdhër mbrojtje siç raportojnë mediat përvecse tronditëse kërkon analizë për ekzekutorët e urdhërit të mbrojtjes por padyshim ndërshkimin më të ashpër ndaj ekzekutorit të Fildes Hafizit. Krime të tilla makabre kërkojne ndërshkim të ashpër ndaj kemi pasur të drejtë kur ndryshuam Kodin Penal 5 vjet më parë duke vendosur denime maksimale për këta mostra vrasësish. Ngushëllimet më të thella për familjen, fëmijët dhe të afërmit.

Të fundit