Flash News

KRYESORE

Vrasja e gjyqtarit Konomi në Vlorë, gazetari Dervishi: Në xhep i gjetën një letër...

Vrasja e gjyqtarit Konomi në Vlorë, gazetari Dervishi: Në xhep i

Në vitin 2011 gjyqtari Skerdilajt Konomi u vra në Vlorë, ndërsa ende nuk ka një autor për krimin. Gazetari Ferdinand Dervishi i ftuar në emisionin "Repolitix" në Report Tv zbuloi detaje të reja. Ai tha se gjyqtarit i kanë gjetur në xhep një copë letër ku kishte porositur një pajisje për ta mbajtur në makinë për të bllokuar valët e celularit.

“Gjyqtarit Konomi i kanë gjetur në xhep një copë letër kur kishte porositur një pajisje për ta mbajtur në makinë për të bërë nul valët e celularit dhe aty kishte shënim ku thoshte ‘bën kaq leke në varësi të metrave katrore’. Pra është historia e një vrasje të paralajmëruar”, ka pohuar Dervishi.

Në atë kohë ngjarja pati tronditur opinionin publik dhe institucionet shtetërore, ndërsa nuk ka ende asnjë të ndaluar apo të dyshuar për krimin.

Të fundit