Flash News

KRYESORE

Vrasja e hajdutit në Fier, Xhafaj: Mësim për këdo që mendon të ngrejë dorë mbi policinë

Vrasja e hajdutit në Fier, Xhafaj: Mësim për këdo që

Gjatë një takimi të Policisë së Shtetit në Kryeministri,  ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka folur mbi ngjarjen e pak ditëve më parë në qytetin e Fierit, ku 20-vjeçari Xhuljano Sollaku u vra nga policia gjatë një tentative grabitjeje në orët e vona të mbrëmjes.

Xhafa ka shprehuer vlerësimë maksimale për aksionin e policisë, ndërsa ka paralajmëruar se kjo të bëhet mësim për këdo që mendon të ngrejë dorë mbi punonjësit e policisë së shtetit

“Më lejoni të shfaq vlerësimin maksimal për ndërhyrjen e menjëhershme të policisë që ishte duke vigjiluar dhe ndërhynë në një orar krejt të pazakontë. Kjo të bëhet mësim për këdo që mendon të ngrejë dorë mbi punonjësit e policisë së shtetit. Çdo kriminel që e përfytyron këtë pa disikuim do duhet të përballet në zbatim të ligjit me reagimin flakë për flakë. Koha kur kriminelët conin dorë mbi policët dhe nuk u hynte gjëmbë në këmbë ka përfunduar. Duam polici të ndershme, të aftë të mbrojë dhe veten kur kërcënohet nga krimi”, ka sqaruar Xhafaj.

Në fund, Xhafaj ka shtuar se policia ka zbardhur të gjitha ngjarjet e fundit kriminale edhe ka kapur autorët duke treguar se policia është shkëputur nga krimi.

Të fundit