Flash News

KRYESORE

Vrasja e Indrit Pepës në Mamurras u paralajmërua, shteti shqiptar e la në ‘baltë’ kur i kërkoi ndihmë  

Vrasja e Indrit Pepës në Mamurras u paralajmërua, shteti shqiptar

Ditën e djeshme një tjetër vrasje u shënua brenda 24 orësh në Mamurras.

I dyti viktimë pas 14 vjeçarit, ishte Indrit Pepa 27 vjeç, baba i një fëmije 3 vjeç. Ai u qëllua në derë të shtëpisë me armë zjarri dhe ndërroi jetë rrugës për në spital. Në kërkim u shpall si autor i dyshuar Agron Markola, me të cilin njiheshin që në fëmijëri me njëri tjetrin.

Shkak për vrasjen e tij dyshohet dhe po hetohet pista e hakmarrjes, pasi 6 vite më parë shkaktoi plagosjen e një personi. Që prej asaj kohe, ai u largua në emigracion, ndërsa familja e tij ruhej.

Por, pas ngjarjes dalin detaje tronditëse se ngjarja mund të ishte parandaluar. Sipas Fax News, para 3 vitesh Indriti emigron në Gjermani dhe atje kërkon azil pasi në Shqipëri ndihej i rrezikuar. Por pas 1 vit e gjysmë qëndrim në Gjermani, Indriti depërtohet nga shteti gjerman me arsyetimin se Shqipëria është vend i sigurt dhe se atij nuk i rrezikohet seriozisht jeta.

Vendimi ishte marrë  bazuar ne përgjigjet qe shteti shqiptar i ka dërguar shtetit gjerman. Por sesa e sigurt ishte Shqipëria për Indrit Pepën, ajo u pa mëngjesin e 6 shtatorit, kur u qëllua me armë zjarri dhe për pasojë gjeti vdekjen.

Të fundit