Flash News

KRYESORE

Vrasja e ish-policit në Tiranë, 3 vjet më parë u përfshi në një përleshje fizike pak metra larg Drejtorisë së Policisë

Vrasja e ish-policit në Tiranë, 3 vjet më parë u

Zbardhen detaje të reja nga e shkuara e Santiago Malkos, 26-vjeçarit i cili u vra mbrëmë me armë zjarri në makinën e tij në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë.

Mësohet se viktima ka qenë i përfshirë në një konflikt të ashpër fizik tre vjet më parë  me dy vëllezërit Edmond dhe Gentian Lashi.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ismail Alla”, vetëm pak metra larg Drejtorisë së Policisë së Tiranës, kur Malko ishte punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Policisë së kryeqytetit.

Konflikti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një borxhi, pasi të dyja palët kishin në pronësi lokale bastesh sportive në të njëjtën zonë.

Nga përleshja mes tyre, në atë kohë 23-­vjeçari u plagos lehtë, pasi u godit me grusht në hundë. Madje, dy vëllezërit i kishin marrë pistoletën  dhe tentuan ta vrasin.

Ndërkohë policia e Tiranës ka identifikuar njërin prej autorëve të krimit. Ai është shtetasi me inicialet D.A, ndërsa policia po punon për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë vrasje.

Të fundit