Flash News

KRYESORE

Vrasja e ish-policit në Tiranë, arrestohet një person i dyshuar, emër i njohur për drejtësinë

Vrasja e ish-policit në Tiranë, arrestohet një person i dyshuar,

Arrestohet një person i dyshuar si i përfshirë në vrasjen e ish policit Arben Bilali.

Ngjarja ndodhi në janar të këtij viti, në derë të shtëpisë së Bilalit. Sot, policia bëri të ditur se në pranga ka rëndë shtetasi me inicialet A.SH., 47 vjeç, një emër që njihet nga drejtësia si person me precedentë të mëparshëm, por ende s’ka detaje konkrete rreth tij.

Dyshohet se 47-vjeçari u ka siguruar mjetin autorëve, nga e cila qëlluan ish policin më 30 janar në Selitë.

Mësohet se ish-polici Bilali u ndoq me një makinë nga zona e njohur si “Vasil Shanto” deri tek shtëpia e tij.

Bëhet me dije se atentatorët kanë ruajtur makinën me të cilën lëvizte Bilali bashkë me një shok të tij dhe sapo zbriti nga makina u qëllua me një automatik. Arma ishte modifikuar me silenciator, ndërsa ndaj ish-policit është qëlluar më shumë se 15 herë, nga një distancë 5 metra. Makina tip “Mercedez Benz” ishte me targa të falsifikuara.

Bilali i kishte mbijetuar një tjetër atentati në vitin 2010-të, ndërkohë që edhe vëllai i tij, Leonard Bilali, është ekzekutuar po në të njëjtin vit.

Të fundit