Flash News

KRYESORE

Vrasja e ish-policit në Tiranë, vjen reagimi i parë nga politika: Ministri të shtojë kontrollet e rrepta në gjithë territorin

Vjen reagimi i parë nga politika lidhur me vrasjen e mbrëmshme të ish-policit, Santiago Malko në rrugën “Xhanfizo Keko” në kryeqytet.

Deputeti i opozitës parlamentare, Halit Valteri e ka cilësuar si ngjarje nga krim i organizuar dhe për këtë i ka kërkuar ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj të shtojë masat dhe kontrollet e ashpra në të gjithë territorin për goditjen e personave të skeduar.

Reagimi:

Deri kur do vazhdojmë me këtë ritëm?

Vrasje cdo ditë. Shuhet një tjetër jetë në zemër të Tiranës.

Droga, bixhozi, krimi i organizuar merr përsëri një tjetër jetë.

Duhet të ndërgjegjësohemi që nuk vazhdohet kështu.

Jetën e jep zoti dhe askush ska të drejtë tja marrë askujt edhe nëse flitet për shuma të mëdha parash (te pista).

Jetojmë në një vend të bekuar nga perëndia për bukurinë dhe resurset qe posedon, por të mallkuar nga Politika dhe keqqeverisja në 30 vjet.

Ku bandat dhe eksponentet kriminal jetojnë të qetë me armë në brez si të ishin Sherif dhe kanë në dorë jetën e gjithsecilit prej nesh.

I bej thirrje Ministrit dhe gjithë agjencive ligjzbatuese të shtojnë kontrollet e rreptësishme në të gjithë territorin.

Personat e skeduar , dhe që paraqesin rrezikshmëri te mbahen në mbikëqyrje dhe mos të bëjnë xhiro me makina qindra mijëra euro te pa shqetësuar si të ishin zot të qytetit.

Të kontrollohen banesat , bizneset dhe “bazat” e këtyre personave.

Dora e fortë e Ligjit duhet të godasë mbi ta.

Nëse duam që në këtë vend të mrekullueshëm të ndërtojmë një të ardhme për brezat që vinë dhe për ne që jetojmë këtu SIGURIA as që duhet të diskutohet.

Të fundit