Flash News

KRYESORE

Vrasja e Jurgen Kurtit, tre persona në pranga si bashkëpunëtorë, në kërkim një tjetër

Vrasja e Jurgen Kurtit, tre persona në pranga

Pak ditë pas vrasjes mafioze të 26-vjeçarit Jurgen Kurti te sheshi ‘Wilson’ në Tiranë, Policia e Shtetit njofton se ka vënë në pranga tre persona, që dyshohet se janë  bashkëpunëtorë në ngjarjen e 18 marsit.

Në pranga kanë rënë tre të rinjtë, Elsi Levendi , Alesio Berberi dhe Olsi Qalliaj, pasi dyshohet se  bashkë me një shtetas tjetër të shpallur në kërkim kanë kryer vrasjen e 26-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Arrestohen tre shtetas si bashkëpunëtorë në vrasje, si dhe u shpall në kërkim një tjetër.

Sekuestrohen një armë zjarri “Pistoletë TT”, fishekë luftarak, një automjet që u ka shërbyer autorëve për tu larguar pas kryerjes së ngjarjes, një sasi e vogël lënde narkotike, 2470 Euro e lekë shqiptare, si dhe dy makina luksoze.

Pas një pune të mirë organizuar nga Sektori i Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës dhe Pronës, në D.V.P.Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 18 mars 2019, rreth orës 22:30, në rrugën “Zef Jubani”, ku u vra me armë zjarri shtetasi, J.K., 26 vjeç, është arritur të bëhet dokumentimi ligjor i kësaj ngjarje ku janë ndaluar/arrestuar shtetasit:

– Elsi Levendi., 21 vjeç, lindur në Athinë/Greqi dhe banues në Tiranë;

– Alesio Berberi., 33 vjeç, lindur në Patos dhe banues në Patos, Fier;

-Olsi Qalliaj., 22 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Patos.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e një shtetasi tjetër.

Nga informacionet e grumbulluara, provat e administruara dhe të sekuestruara, si dhe tërësia e veprimeve hetimore të kryera, dyshohet se autorët e kësaj ngjarje janë shtetasit e mësipërm së bashkë me një shtetas tjetër të shpallur në kërkim.

Policia gjatë kontrollit fizik dhe në banesat e këtyre shtetasve gjeti dhe sekuestroi një automjet që u ka shërbyer autorëve për tu larguar nga vendi i ngjarjes, si dhe dy makina të tjera luksoze.

Gjithashtu u gjet dhe një armë zjarri “Pistoletë TT”, fishekë luftarak, një sasi prej 2470 Euro e lekë shqiptare, 13 aparate celular, si dhe një sasi e vogël lënde narkotike.

Veprimet hetimore janë në vazhdim e sipër për të bërë të mundur dokumentimin e plotë me prova ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, si dhe për dokumentimin e motiveve të kësaj ngjarje.

Për arsye hetimore nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera pasi cenojnë hetimin.

Materialet ju dërguan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

 

Policia shpalli më 20 mars në kërkim djalin e Agim Arapit, i cili u vra në prill të 2017-ës dhe një nga autorët e dyshuar të tregtarit të Durrësit ishte Jurgen Kurti, por u la i lirë nga drejtësia në atë kohë

Policia referoi dosjen në prokurori dhe shpalli në kërkim Dervis Arapin për veprën penale “vrasje për gjakmarrje”.

Nuk dihet se cilat prova e kanë çuar policinë drejt këtij emri, pasi 33-vjeçari nuk rezulton në Shqipëri që prej janarit të këtij viti.

Menjëherë pas lajmit, reagoi nëna e Dervisit, Vjollca Arapi, e cila hodhi poshtë qëndrimin e policisë, duke theksuar se familja e saj nuk ka gisht në këtë vrasje.

Të fundit