Flash News

KRYESORE

Vrasja e Kaçifa-s jo i vetmi rast nga plumbat e RENEA-s, tjetër ngjarje e bujshme tronditi grekë e shqiptarë 19 vjet më parë

Vrasja e Kaçifa-s jo i vetmi rast nga plumbat e RENEA-s, tjetër

Veç largimit të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, dita e sotme kishte si kryefjalë ngjarjesh fillimisht incidentin me policinë shqiptarë në Bularat të Dropullit, e përfunduar me vrasjen e autorit.

Forcat RENEA ekzekutuan me armë zjarri 35-vjeçarin Kostandinos Kaçifa, nga Bularati i Gjirokastrës, por me banim në Athinë prej vitesh.

Sipas policisë shqiptare, i riu ka shtënë në ajër me armë zjarri gjatë festës së Greqisë. Më pas, qëlloi në drejtim të makinës së policisë, fatmirësisht pa të lënduar në njerëz dhe më pas u arratis. Në ndjekje të tij prej disa orësh u vunë forcat Shqiponja dhe ato RENEA, deri në lokalizimin e tij në Depon e Ujit në fshatin Bularat.

Pas shkëmbimit me armë zjarri dhe rezistencës së tij për t’u dorëzuar, 35-vjeçari qëllohet për vdekje nga RENEA.

Në media u përfol se i riu ishte ekstremist grek dhe anëtar i Agimit të Artë.

Vrasjet e bujshme të RENEA-s të ngjarjeve greko-shqiptare

Rasti i sotëm nuk është i vetmi që ka përfshirë forcat speciale të RENEA-s në ngjarje të tilla. Kujtojmë se plumbat e kësaj njësie speciale të policisë shqiptare ekzekutuan edhe një shtetas grek dhe shqiptarin Flamur Pislin.

Historia e tij është e njohur, pasi në maj të 1999-ës ai mori peng një autobus grek në Selanik në shenjë proteste me 15 pasagjerë dhe kërkon 50 milionë dhrahmi për lirimin e tyre. Por, disa orë më vonë Pisli mbetet i vrarë në Qafë – Krrabë nga forcat RENEA.

Opozita aktuale ka akuzuar drejtpërdrejt ish-drejtorin e përgjithshëm të policisë Artan Didin, se është autor i vrasjes së shtetasit grek, Jorgos Kuluris dhe shqiptarit Pisli.

Kujtojmë se autobusi u ndalua nga Forcat Speciale RENEA dhe operacioni drejtohej nga Artan Didi, që në atë kohë ishte drejtues i kësaj njësie.

Vrasja e shtetasit grek, është bërë pasi më parë ishte ekzekutuar me snajper edhe pengmarrësi, shtetasi shqiptar Flamur Pisli. Që prej ditës kur opozita akuzoi direkt kryepolicin Artan Didi në atë kohë, për këtë ngjarje, ky i fundit nuk ka bërë asnjë sqarim, për ta mohuar ose sqaruar se kush ishte pozicioni tij në këtë ngjarje.

Të fundit