Flash News

KRYESORE

Vrasja e Kastriot Reçit, AMA: Nuk rezulton pronar, televizionit “M+” i është hequr licenca

Vrasja e Kastriot Reçit, AMA: Nuk rezulton pronar, televizionit

Pas vrasjes së Kastriot Reçit, i cili sipas informacioneve fillestare njihej si pronari i një televizioni lokal në Lezhë të quajtur “Media Plus”, ka reaguar edhe Autoriteti i Medias Audiovizive.

Nëpërmjet një reagimi në faqen zyrtare, AMA ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimës, ndërkohë që ka theksuar se Rreçi nuk rezulton të jetë pronar i ndonjë televizioni.

Sipas AMA-s, Kastriot Reçi ka qenë ortak i televizionit “M+”, të cilit i është hequr licenca me vendim Bordi të AMA-s në vitin 2018.

Reagimi i plotë:

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), shpreh keqardhje për humbjen e jetës së shtetasit Kastriot Reçi dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes.

AMA në përgjigje të interesit publik, sqaron se shtetasi Kastriot Reçi nuk rezulton të jetë pronar i asnjë televizioni apo subjekti tjetër.

Kastriot Reçi ka qenë ortak i televizionit “M+”, të cilit i është hequr licenca me vendim Bordi të AMA-s në vitin 2018.

Të fundit