Flash News

KRYESORE

Vrasja e katërfishtë në Pulia, kreu i Antimafies akuza për drogën nga Shqipëria: Jo më mafie e ‘Serie B’; biznesi është kolosal

Vrasja e katërfishtë në Pulia, kreu i Antimafies akuza për

Vrasja e katër personave në Foggia, dy prej të cilëve pjesë e një grupi mafioz, ka rikthyer vëmendjen e mediave dhe politikës italiane në rajonin e Pulias, i cili deri më tani është klasifikuar me një prezencë të mafies të nivelit të ‘Serie B’, por situata po ndryshon për keq.

Kreu i Antimafies italiane, Franco Roberti ka deklaruar se shpërthimi i konflikteve mes grupimeve mafioze po vjen si rezultat i dorgëva të lehta që mbërrijnë nga Shqipëria.

Roberti flet për një biznes kolosal që ushqen oreksin e klaneve, ndërsa kërkon krijimin e një kulture të ligjshmërisë në Shqipëri, që sipas tij vazhdon të jetë periferike.

“Sot konflikti është ndezur rreth trafikut të drogës, sidomos të drogave të lehta që vijnë nga Shqipëria. Një biznes kolosal që ushqen oreksin e klaneve dhe që përfshin gjithë bregun adriatik, nisur nga ai foxhian deri në Europë. Mafia foxhiane është një degë e kamorrës napoletane. Kohët e fundit janë përforcuar strukturat hetimore në territor dhe besoj se do të procedohet më tej. Në prillin e shkuar u hap një seksion i Ros në Foggia që mungonte dhe Prokuroria e Qarkut të Barit është e angazhuar në koordinimin e hetimeve. Natyrisht duhet bërë më shumë, edhe në planin e bashkëpunimit ndërkombëtar për të ndaluar lumin e drogave të lehta që vijnë nga Shqipëria, sepse janë pikërisht ato që po çojnë në shpërthimin e konflikteve. Ishim në Shqipëri muajin e kaluar për të kërkuar bashkëpumim, takuam në Romë ministrin e Brendshëm shqiptar që premtoi bashkëpunim më të madh. Duhet të fitojmë mbi omertanë dhe për ta bërë këtë duhet krijuar një kulturë e ligjshmërisë që në atë territor është ende periferik”, ka thënë Franco Roberti.

Një njësi vrasësish e përbërë nga katër ose pesë persona u vunë dje në ndjekje të një makine ku ndodhej objektivi kryesor Mario Luciano Romito, 50 vjeç, i konsideruar si bosi i klanit të Manfredonias, në Gargano. Për vrasjen janë përdorur dy armë, Ak 47 dhe një armë gjahu, kalibri 12. Në fillim vrasësit kanë vrarë Romiton dhe kunatin, Matteo de Pajma që bënte shoferin, më pas janë vënë në ndjekje të një makine ku ndodheshin dy fshatarë që kishin qenë rastësisht dëshmitarë. Vëllezërit Luigi dhe Aurelio Luciani, 47 dhe 43 vjeç nuk ja dolën dot të largoheshin. 

Ngjarja ka bërë bujë në Itali sepse risjell në vëmendje skenat e Siçilisë së viteve ’80 – ’90, por në një rajon si Pulia, kriminaliteti i organizuar i të cilës, deri më tani nuk është konsideruar i të njëjtit nivel me atë të Siçilisë dhe Napolit, por droga shqiptare po ndryshon situatën në terren.

Të fundit