Flash News

KRYESORE

Vrasja e Mario Majollarit, rrëfehet Kastriot Gjuzi: Isha tek lagjja e tij, u largova direkt në Kosovë

Vrasja e Mario Majollarit, rrëfehet Kastriot Gjuzi: Isha tek lagjja e tij,

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Kastriot Gjuzin, i dyshuar për vrasjen e Mario Majollarit. Vrasja ndodhi më datë 10 prill në rrugën “Aleksandër Moisiu” në kryeqytet.

Balkanweb ka publikuar dëshminë që Gjuzi ka dhënë para prokurorit.  Ai e ka pranuar se ka qenë në atë zonë pasi aty banon vjehrra e tij. Ai është shprehur gjithashtu se kur ka ndodhur ngjarja ka qenë në shtëpi teksa ka thënë se është kapur nga policia në Kosovë kur po kthehej për në Shqipëri.

“Është e vërtetë që kam qenë në atë zonë por unë shkoj sepse aty kam vjehrrën time, ndaj shkoj shpesh. Kur ka ndodhur ngjarja kam qenë në shtëpinë dhe kur erdhi policia unë kujtova se kanë bërë sherr nipat që loznin futboll, dhe shkova te komshiu. U largova direkt në Kosovë, më kanë kapur ndërsa kthehesha në drejtim të Shqipërisë, në autostradë”, është shprehur Gjuzi.

Të fundit