Flash News

KRYESORE

Vrasja e Marjo Majollarit, arrestohet Kastriot Gjuzi, si kaloi kufirin pa u vënë re

Vrasja e Marjo Majollarit, arrestohet Kastriot Gjuzi, si kaloi kufirin pa u

Pak ditë pas vrasjes së Marjo Majollarit, arrestohet në Kosovë autori i dyshuar i vrasjes, Kastriot Gjuzi.

Marjo Majollari u vra mbrëmjen e 10 prillit në një rrugicë teksa kthehen në shtëpi në zonën e Kinostudios në Tiranë me 4 plumba pistolete. Paraprakisht, pista kryesore e hetimit është ajo e gjakmarrjes, pasi 18 vite më parë babai i Marjos, Avni Majollari ka ekzekutuar dy persona.

Sipas policisë, autori i dyshuar i vrasjes së të riut u shpall Kastriot Gjuzi, vëllai i njërit nga viktimat e vitit 2000. Sot ai u arrestua në Kosovë.

Mësohet se Gjuzi nuk rezultonte në sistmin TIMS, pasi kishte kaluar kufirin me mbiemër të ndryshuar, nga Gjuzi në Gega.

Të fundit