Flash News

KRYESORE

Vrasja e nacionalistit grek, ish-kreu i OMONIA-s reagon për ngjarjen: Policia dhunoi të ëmën e Kaçifas

Vrasja e nacionalistit grek, ish-kreu i OMONIA-s reagon për ngjarjen:

Ish-kreu i OMONIA-s, Leonidha Papa ‘ i ka hedhur benzinë zjarrit”, duke shtuar dhënë versionet e tij sa i takon ngjarjes së djeshme në Bularat të Gjirokastrës, ku mbeti i vrarë Konstandinos Kaçifa.

Në një intervistë për  Prothema, Papa tha se policia shqiptare ka goditur nënën e Kacifas, gjatë kontrollit të banesës.

“Kam folur me prindërit. Policia shqiptare gjatë kontrollit të banesës së tij nuk hezitoi që të godiste edhe nënën e tij’. Gjithashtu Leonidha Papa thotë se nënës së Konstantinos Kacifas nuk i është treguar e vërteta për vrasjen e djalit. “Nënës nuk i kemi treguar, ajo e di se është arrestuar dhe jo se ka vdekur. Konstantini ishte babai i një vajze 13-vjeçare. Ai ishte divorcuar” , u shpreh Papa, duke shtuar se 35 vjeçari nuk kishte ndërmend të vriste askënd dhe se gjithçka ka nisur për shkak se ai nuk kishte gjetur flamurin në vendin ku e kishte ngritur.

“Në mëngjes ai nuk e gjeti flamurin dhe pa disa policë para tij. Ai mendoi se policia shqiptare kishte hequr flamurin nga pika që e kishte vënë çdo vit. Ai ishte irrituar, pas një ndërhyrje verbale me policinë. Një nga oficerët e policisë tregoi armën e tij, dhe ai u tensionua dhe mori armë e tij dhe qëlloi në ajër për t’i kërcënuar. Ai nuk kishte ndërmend të vriste askënd. Nëse donte të vriste, ai do të vriste, por nuk donte”, është ish-kreu i OMONIA-s.

Të fundit