Flash News

KRYESORE

Vrasja e Nikollit në Itali, prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për tre autorët shqiptarë

Prokurorja Paola Bonetti ka kërkuar sot burgim të përjetshëm për të tre qytetarët shqiptarë të cilët natën e 25 majit 2016 vranë në Rimini bashkëkombasin e ture Petrit Nikolli, 40 vjeç me profesion elektriçist, për shkak të një hakmarrjeje me karakter familjar.

Kërkesa e prokurores u paraqit sot në mëngjes përpara gjykatës. Kështu që tani gjykata është tërhequr për të marrë vendimin.

Nikolli u vra atë mbrëmje, sikurse doli më pas nga hetimet e policisë, sepse kishte ndihmuar dhe strehuar në Rimini mbesën e tij 20 vjeçare që ishte arratisur nga Lombardia dhe nga burri i saj që e trajtonte si skllave.

Burri i braktisur, Edmond Leci, një metalurg shqiptar 25 vjeçar, së bashku me të atin Lek, 48 vjeç dhe vëllain e madh Altin, ishte nisur nga Lombardia për t’u hakmarrë. Sipas akuzës, me pistoletë qëlloi babai i tij Leka. Që të tre ishin arrestuar pas 24 orësh në Gorgonzola dhe Leka kishte rrëfyer menjëherë se kishte qenë autori material i vrasjes, bën të ditur agjencia Ansa.

Në foto: Babai Leke Leci, se bashku me dy djemte e tij, Edmondin dhe Altinin, autorë të krimit

Të fundit