Flash News

KRYESORE

Vrasja e policëve, deputeti Salianji: Do propozoj nismën ligjore që askush të mos i shmanget burgimit të përjetshëm

Vrasja e policëve, deputeti Salianji: Do propozoj nismën ligjore

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji e konsideron sukses të drejtësisë së re të Edi Ramës heqjen e dënimit me burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin, i cili vrau në vitin 2009-të katër policë.

Ai njofton se do i propozojë PD-së dhe Kuvendit nismën ligjore që cilido që vret policë mos të ketë asnjë lehtësim ligjor dhe asnjë shmangie nga dënimi me burg përjetë.

“Heqja e dënimit me burg të përjetshëm të Dritan Dajtit, vrasësit të katër policëve nê krye të detyrës është suksesi i ri i “drejtësisë së Re” të Edi Ramës!

Si deputet do ti propozoj Grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe Kuvendit nismë ligjore që cilido që ngre dorën ndaj autoritetit të shtetit dhe vret policë duhet të mos ketë asnjë lehtësim ligjor dhe asnjë shmangie nga denimi me burg përjetë! Zgjedhjet po afrohen, tani kush e ka radhën për të dalë?”,- shprehet deputeti Salianji.

Të fundit