Flash News

KRYESORE

Vrasja e ish-pronarit të televizionit lokal, policia shoqëron disa persona, sekuestron pamjet e kamerave të sigurisë

Vrasja e ish-pronarit të televizionit lokal, policia shoqëron disa

Rreth orës 11.00 të ditës së sotme u vra me armë zjarri Kastriot Reçi, një emër i njohur jo vetëm për drejtësinë shqiptare.

47-vjeçari njihej edhe si ish- pronar i televizionit lokal ‘Media +’ që operonte prej vitesh në Lezhë. Policia ka vendosur një perimetër sigurie në vendin e krimit, përballë lokalit të tij në qendër të Rrëshenit.

Mësohet se deri tani policia ka bërë të mundur shoqërimin e disa personave që mendohet se kanë dijeni mbi ngjarjen e rëndë.

Po ashtu, janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të bizneseve që ndodhen aty pranë, për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.

Viktima njihej si person me precedentë të mëparshëm penalë, pasi në 2016-ën në magazinën në pronësi të tij u gjetën tonelata me lëndë narkotike.

Po ashtu, dy vite më parë i ekzekutuan në një atentat në Romë vëllain e tij Gasper Reçi.

 

Të fundit