Flash News

KRYESORE

Vrasja e shoferit të Xhafajt/ “Celulari i'u zhduk për disa orë, ra në dorë të drejtorit të 'besueshëm", ish-kreu i PS në Vlorë”

Vrasja e shoferit të Xhafajt/ “Celulari i'u zhduk për disa

Ish-kryeministri Sali Berisha vijon të zbardhë detaje të reja për vrasjen e Shkëlzen Qordjas, 31-vjeçari i njohur si gardisit dhe shoferi i ministrit të Brendsëhëm, Fatmir Xhafaj.

Berisha publikon mesazhin e eksperit dixhital siç e cilëson ai dhe thekson se si u zhduk për disa orë ditën kur u gjet i vdekur në makinë Shkëlzen Qordja.

Postimi i plotë:

Xhafa i droges fsheh vrasjen!

Kjo eshte ekspertiza qe Xhafa i droges me kriminalistet e tij kriminele i beri telefonit te shoferit qe vrane!

Lexoni mesazhin e ekspertit dixhital. sb

“Materialet qe u gjeten ne vendngjarje, ishin bllokuar të shoqeruara me vendimin për ekspertimin e tyre për tu dërguar në laboratorin e policisë shkencore. Po kështu edhe celulari i shoferit. Në vend që të kryhej kqyrja e tij dhe të pasqyrohet e tëra në procesverbalin e materialeve te gjendura ne vendngjarje, drejtori i krimit të organizuar Eduard Merkaj që është i biri i shoferit që Xhafa ka pasur ne parlament, ka derguar njerëzit e tij tek drejtori i laboratorit shkencor Xhevahir Çeloaliaj i cili ka qenë kryetar i Partisë Socialiste të Vlorës. Ai i ka dhënë të dërguarve të Eduard Merkaj celularin pa asnjë veprim procedural, në kundërshtim tërësor me ligjin. Aparati i celularit duhet të jetë kthyer pasditen e së djelës dhe më pas në procesverbal u fiksuan të gjitha mesazhet apo thirrjet hyrëse dhe dalëse të viktimës. Me siguri janë fshirë atë që mund të sillnin telashe, ndryshe përse marja e celularit jashtë cdo norme?

Tabulatet telefonike do te tregojne te verteten por prokuroria nuk ka dijeni per zhdukjen e celularit te viktimes per disa ore.”

Të fundit